Korçë, grabitet me dhunë pika e këmbimit valutor

Shqipëria

Korçë, grabitet me dhunë pika e këmbimit valutor

Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:41
Foto

Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Korçë në një pikë këmbimi valutor. Ngjarja u regjistrua tek lagjja ‘Nr 10’, ku paraprakisht thuhet se një person ka marrë një shumë të konsideruar parash.

Paraprakisht thuhet se autori i krimit ka qenë i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka mundur që të marrë paratë. Ende nuk dihet shuma e saktë e parave të vjedhura, por dyshohet se bëhet fjalë për 2500 euro dhe 100 mijë lekë të reja.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila nisi hetimet për identifikimin e autorit të krimit. Personi që ndodhej në pikën e këmbimit valutor pritet të merret në pyetje nga policia, i cili do të japë detaje rreth identikitit të agresorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat