Gjenerali Kollçaku: Baza ushtarake e NATO në Kuçovë, vlerësim për Shqipërinë

Shqipëria

Gjenerali Kollçaku: Baza ushtarake e NATO në Kuçovë, vlerësim për Shqipërinë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 12:32
Foto

Shqipëria tashmë ka 10 vjet që është anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe sot pritet të mblidhen në Tiranë përfaqësues nga 29 vendet të ndryshme, që janë pjesë e kësaj organizate. Në kryeqytetin shqiptar do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes. Prej orës 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të mbahet një nga aktivitetet kryesore.

Në fjalën e tij në konferencën e nivelit të lartë “Shqipëria 10 vjet në NATO, Siguri e shtuar për rajonin”, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku të zhvilluar në Tiranë theksoi se “ky përvjetor për Forcat e Armatosura është një kohë festive dhe veçanërisht reflektimi. Një dekadë aleat i aleancës na ka orientuar dhe ndihmuar të transformojmë dhe zhvillojmë një forcë ushtarake pragmatike”.

Po ashtu, Kollçaku, e konsideroi vendimin e NATO-s për investim në Kuçovë një deklaratë publike të Aleancës për vlerësimin e rolit në rritje të Shqipërisë dhe forcës së saj ushtarake për sigurinë në rajon dhe më gjerë”.

“Ne ndjejmë se ambienti i sigurisë është bërë shumë kompleks, i paparashikueshëm, i paqartë dhe i cënueshëm. Prandaj dhe forca jonë ushtarake duhet të jetë shumë fleksibël dhe zhvillimi i kapaciteteve shumë dinamikë”, nënvizoi Kollçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat