Ylli Rakipi: Edi Rama bullisti më i madh në botë

Shqipëria

Ylli Rakipi: Edi Rama bullisti më i madh në botë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 12:47
Ylli Rakipi

Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend mbetet një vendburim për prodhimin e kanabisit si dhe ka marrë rolin e një nyje tranzitore për kokainën dhe heroinën me prejardhje nga Amerika Jugore dhe Azia

Partia Demokratike po mban një forum me gazetarët me temë "Liria e meias në funksion të mbrojtjes së demokracisë"

Ylli Rakipi shprehu shqetësimin se qeveria po shtrin tentakulat për të  blerë dhe median online pasi ka arritur të ketë për vete median klasike. Madje Rakipi tha se druhet që një veprim të tillë mund ta bëjë edhe vetë Basha kur të vijë në pushtet.

Media ka shumë kohë që ka dalë jashtë sistemit. Ndoshta e shikoni tani se kjo ka ndodhur. Nuk kini pse të cuditeni pse Edi Rama ka marrë stafetën dhe e ka bërë një mijë herë më baltë se dje.

Unë kam frikën se nëse ju do vini nesër mund të bëni të njëjtat gabime. Ju do ti merrni dhe shfrytëzoni siç ka ndodhur. Berisha  ka bërë të njëjtën gjë. Në paradhomat dhe zyrat e tij kanë qenë njerëz që kanë marrë përfitime nga media të mëdha. Ne do na duhet të pyesim, nëse nesër do të vini do të bëni atë që keni bërë dhe dje.

Nuk ndodh në asnjë vend të botës që kryeministri i vendit, bullisti më i madh në botë të bëjë etiketime të kadrinjve, kazanëve e derrave.. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, pavarësisht hallit që ka për të tërhequr vëmendjen nga hallet e mëdha që i kanë rënë mbi shpinë. Por kjo është aparenca. Portalet janë një lindje e vështirë për shkak se median klasike e ka rrëmbyer qeveria me të gjitha mënyrat që ne i dimë por nuk ka rast në botë që qeveria të ndërtojë median e vet online paralel dhe më të fortë dhe të paguajë para në portale. Qeveria - paralel nisi me ERTV, asnjë diktator nuk e bën - dhe vijoi me blerjen masive të mediave online sepse britma është për këto media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat