Caka: Droga, korrupsioni dhe krimi i organizuar – kryefjala e raportit të DASH-it

Shqipëria

Caka: Droga, korrupsioni dhe krimi i organizuar – kryefjala e raportit të DASH-it

Më: 29 mars 2019 Në ora: 14:00
Silva Caka

Në lidhje me raportin e Departamentit të Lartë të Shtetit për Shqipërinë ka reaguar dhe ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka.

“Në çdo aspekt të qeverisjes, raportuar nga DASH, faktohen politikat kriminale të Rilindjes dhe Edi Ramës, si ideator i saj”-shkruan Caka

Postimi i plotë:

Droga (e të gjithë llojeve), korrupsioni dhe krimi i organizuar, janë KRYEFJALA e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë:

– KORRUPSIONI në të gjitha nivelet e qeverisjes, e KUFIZON efektivitetin e përgjithshëm të LUFTËS KUNDËR NARKOTIKËVE dhe nxit një mjedis, në të cilin TRAFIKANTËT E DROGËS janë mjaft të aftë të veprojnë PA U NDËSHKUAR;

– Shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit, kanë krijuar një ambient ideal për GRUPET E KRIMIT TË ORGANIZUAR, që shkaktojnë PROBLEMIN E KONTROLLIT TË DROGËS në Shqipëri;

– Qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, RRITJA E RRJETEVE TË KRIMIT TË ORGANIZUAR dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare;

– Ekonomia e vendit operon në masë të madhe me CASH dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. KRIMET që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë TRAFIKIMI I DROGËS, evazioni fiskal dhe KONTRABANDA;

– Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE;

– Shqipëria, shërben si BAZË OPERACIONESH PËR GRUPET E KRIMIT TË ORGANIZUAR, që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Në çdo aspekt të qeverisjes, raportuar nga DASH, faktohen politikat kriminale të Rilindjes dhe Edi Ramës, si ideator i saj.

Përrallave me destabilizim të demokracisë nga djegia e mandateve të opozitës, u erdhi fundi shumë më shpejt nga ç’ishte parashikuar; në një shtet ku sundon krimi i organizuar dhe trafiku i narkotikëve, demokracia vdes dhe i lë vendin narkokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat