Raporti i DASH, Alibeaj: Projekti me të cilin Rama erdhi në pushtet

Shqipëria

Raporti i DASH, Alibeaj: Projekti me të cilin Rama erdhi në pushtet

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:21
Enkelejd Alibeaj:

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për integrim kanë reaguar pas publikimit të raportit vjetor për Shqipërinë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar raportin si projektin me të cilin Rama erdhi në pushtet.

Enkelejd Alibeaj: "Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit skanon qartë gjendjen alarmante ku ka futur vendin qeverisja kriminale e Edi Ramës. Edi Rama dhe Qeveria e tij kriminale arriti ta klasifikojnë Shqipërinë si prodhues dhe eksportues të sasive domethënëse të marijuanës. 

Narkoshteti i instaluar eshte realiteti i hidhur qe i ofrohet shqiptarëve. Që Shqipëria të mos shërbejë si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale rajonale, siç thekson Raporti i DASH, është e domosdoshme që të largohet përgjegjësi i kësaj situate. Zgjidhja e vetme e mbetur, është vetëm shembja e domosdoshme e këtij pushteti të kriminalizuar."

Ndërsa Luan Rama kërkoi që shkaktarët e gjendjes që parashtron raporti të mbajnë përgjegjësi.

Luan Rama: "Është urgjente, është alarmante që shkaktarët e këtij realiteti të mbajnë përgjegjësi, që ata që e kanë stimuluar dhe e kanë ushqyer këtë realitet, që e vë Shqipërinë nën akuzë, të përgjigjen, sepse nuk mund të vazhdohet edhe të jesh vend anëtar i NATO-s, edhe të jesh portë e kalimit të trafiqeve të drogërave të forta, edhe të jesh vend anëtar i NATO-s, edhe të jesh vend me korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes, edhe të jesh vend anëtar i NATO-s, edhe të jesh vend ku korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe nxit një mjedis ku trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar."

Raporti i DASH nënvizonte se Shqipëria mbetet një vendburim për prodhimin e kanabisit dhe ka marrë po ashtu rolin e një nyje tranzitore për drogat më të forta si kokaina apo heroina, që kanë prejardhje nga Amerika Jugore dhe Azia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat