Bllokohet transporti në Gjirokastër

Shqipëria

Bllokohet transporti në Gjirokastër

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:27
Foto

Në ditën e katërt të protestës së tyre shoferët në Gjirokastër vijojnë të bojkotojnë aktivitetin me arsyetimin se konkurrenca e pandershme i ka bërë të falimentojnë, pasi janë shtuar shumë linja transporti që punojnë pa kritere dhe marrin udhëtarë në vende të pacaktuara.

Ata kundërshtojnë që Libohova dhe Dropulli të kenë linjë transporti drejt Tiranës. Ata kanë vënë si kusht të vetëm për daljen nga greva pezullimin e këtyre linjave nga ministria e transportit.

Pas zhvillimit të protestës një ditë më parë dhe përplasjeve me policinë, protestuesit tashmë po procedohen për tubim të paligjshëm. Pavarësisht kësaj ata pohojnë se do të vijojnë protestat deri në zgjidhjen e ngërçit që ka vështirësuar qarkullimin e lirshëm të udhëtarëve.

Një takim midis përfaqësuesve të Task Forcës dhe atyre të linjave të transportit gjatë të mërkurës nuk arriti në marrëveshje mes palëve. Protesta e përfaqësuesve të agjencive të transportit nisi për shkak të pretendimeve të tyre për konkurrencë të pandershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat