Thirrja e veteranit: Votoni PS edhe pse Rama ja fut ndonjëherë kot

Shqipëria

Thirrja e veteranit: Votoni PS edhe pse Rama ja fut ndonjëherë kot

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:21
Rustem Peçi

reu i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ  Rustem Peçi, bëri thirrje që në zgjedhjet e ardhshme të 30 qershorit të votojnë për Partinë Socialiste. Edhe pse siç tha ai, "Rama ndonjëherë ja fut kot".

Rustem Peçi: Jemi në prag të fushatës për zgjedhje. Shumë baltë po i hidhet nga të gjithë. Mos harroni, jemi të majtë. Unë kam qenë i ri komunist, kam qenë anëtar i Partisë së Punës, jam anëtar i PS dhe ju bën thirrje të votojmë vetëm për PS, pavarësisht se ja fut ndonjëherë kot Edi Rama.

Gjatë aktivitetit në Patos në përkujtim të 75 vjetorit të betejës së Kalasë së Margëlliçit, ai ka shprehur pakënaqësinë e tij për kryeministrin Rama, i cili nuk merr pjesë në festimin e 75 vjetorit të 7 brigadave sulmuese.

Rustem Peçi: Si juve, jam i pakënaqur nga Edi Rama që nuk ka mundur të marrë pjesë në festimin e 75-vjetorit të 7 brigadave sulmuese. Qoftë edhe ministrat dhe deputetët, me përjashtim të atyre të Fierit dhe të shokut Gramoz, që bëjnë përjashtim në të gjithë ata që kemi zgjedhur. Lufta Antifashiste Nacional Çlirimitare është epopeja më e lavdishme, është krenaria jonë dhe ne duhet të jemi krenarë për partizanët, për heroizmin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat