Në shtëpinë gërmadhë. Ku familja jeton vetëm me një pension invaliditeti

Shqipëria

Në shtëpinë gërmadhë. Ku familja jeton vetëm me një pension invaliditeti

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:50
Foto

Me frikën se këto mure nuk do të mbajnë dhe mund tu shemben mbi kokë, në këtë gërmadhë, jetojnë 4 persona.

Shpëtim Mullahu, gruaja dhe dy fëmijët e tyre, nga fshati Petresh i Elbasanit, prej 8 vitesh nuk kanë asnjë shpresë ndërsa të shumtat e netëve i gdhijnë jashtë. Kryefamiljari invalid mban familjen vetëm me paratë e paaftësisë.

10 mijë lekë të reja në muaj nuk mjaftojnë për të mbajtur frymën gjallë e as mund të flitet për mundësinë e një shtëpie të re. Nëna i trembet shembjes tjetër të shtëpisë e cila mund të rezultojë fatale për të gjithë familjen.

Dy djemtë e çiftit Mullahu 11 dhe 7 vjeç nuk kanë shumë ëndrra në jetë. Për ta një çati mbi kokë është e mjaftueshme.

Kryefamiljari edhe pse invalid përpiqet të punojë për të mbajtur familjen, por gjendja e tij fizike nuk i jep shumë mundësi. Pagesa e paaftësisë dhe ndihma ekonomike po ashtu janë fare të pamjaftueshme për familjen e cila është pak të thuash se ndodhet në emergjencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat