Ceremonia për 10-vjetorin e NATO-s, 5 ushtarë probleme nga temperaturat e larta

Shqipëria

Ceremonia për 10-vjetorin e NATO-s, 5 ushtarë probleme nga temperaturat e larta

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:59
Parada ushtarake Shqiperise

Pesë ushtarë, 4 të huaj dhe një shqiptarë, nuk janë ndjerë mirë gjatë ceremonisë së 10-vjetorit të anëtarësimit në NATO, që u mbajt në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë.

Burime për Report Tv thonë se ushtarakët kanë ndjerë shqetësime të lehta për shkak të ndërrimit të temperaturave, dhe pas ndihmës nga kolegët e tyre në shesh i janë bashkuar sërish ceremonisë.

Një nga ushtarakët është punonjëse grua, me detyrë në ceremoni për të mbajtur flamurin.

Të njëjtat burime saktësuan se nuk është dashur ndërhyrja e ambulancës, për shkak se ushtarakët e huaj kishin shqetësime të lehta, si pasojë e temperaturave të larta që ishin gjatë paradites në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat