Zjarr i madh në masivin e gështenjave në Tropojë

Shqipëria

Zjarr i madh në masivin e gështenjave në Tropojë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 17:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh ka rënë në masivin e gështenjave në Tropojë. Flakët vijojnë të djegin pemët e gështenjave prej disa orësh tashmë teksa era favorizon shpërndarjen e zjarrit.

“Vazhdon që nga ora 11 nga Shkalla e Grisë e deri në Velisht. Tym e flakë në Geghysen”-shprehet një banor i zonës.

Image
Image

Masivi i pemëve të gështenjës në zonën e Geghysenit është një dëm i konsiderueshëm për banorët e zonës pasi ai është dhe resursi kryesor me të cilin qytetarët e zonës mbajnë ekonomikisht veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat