Berisha falenderon publikisht dy socialistë: Ishin promotorë të futjes së Shqipërisë në NATO

Shqipëria

Berisha falenderon publikisht dy socialistë: Ishin promotorë të futjes së Shqipërisë në NATO

Më: 29 mars 2019 Në ora: 17:53
Sali Berisha

10 vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ish-Kryeministri Sali Berisha meritën ia njeh jo vetëm Partisë Demokratike e qeverisë së tij në përmbushjen e reformave, por edhe disa prej figurave kryesore nga radhët e socialistëve të kohës, që ai thotë se qenë promotorë të kësaj ëndrre në fushën e sigurisë.

“Partia socialistë në vitet 92-96, votonte rezoluta anti- NATO. Rama ditën e marrjes së ftesës Rama kishte dërguar misionarë për t’i thënë njerëzve se nuk do të na pranojnë në NATO. Por ka patur një pjesë, natyrisht jo gjithë opozita. Duhet t’i shpreh falënderimin tim sot Presidentit Meta, ish-kryeministrit Pandeli Majko promotorë dhe ata në Partinë Socialiste për anëtarësimin e Shqipërisë së NATO”, deklaroi Berisha në një intervistë për klan.

Ndryshe nga kryeministri Rama, që e shfrytëzoi aktivitetin e NATO-s për 10 vjetorin e Shqipërisë në aleancën ushtarake, për t’i bërë “publicitet” vetëm qeverisë së tij, Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij, nuk harroi të përmendë me vlerësim kontributin e të gjithë spektrit politik shqiptar dhe të të gjitha qeverive shqiptare për arritjen e këtij projekti madhor.

“E paçmuar mbetet mbështetja e jashtëzakonshme e të gjithë popullit shqiptar dhe mbarë spektrit politik e të gjitha qeverive të ndryshme ndaj këtij projekti madhor strategjik që u shërben interesave kombëtare si asnjë projekt tjetër”,  nënvizoi ndër të tjera në fjalën e tij Kreu i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat