Boçi për raportin e DASH: Të korruptuar në të gjitha nivelet, të paaftë të luftojë krimin e organizuar

Shqipëria

Boçi për raportin e DASH: Të korruptuar në të gjitha nivelet, të paaftë të luftojë krimin e organizuar

Nga: Z.B Më: 29 mars 2019 Në ora: 20:29
Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka ka folur për raportin e DASH dhe ka ironizur kryeministrin Edi Rama, përcjell “Bota sot”

Ai përmes një postim në Facebook, ka thënë se, duke u ndalur tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama shprehet se pas kadrinjëve dhe eurokadrinjëve i erdhi radha Dash Kadriut që të shprehë realitetin e zi të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

“Pas Kadrijve e Eurokadrijve, i erdhi rradha DashKadriut të shprehë realitetin e zi të Shqipërisë. Nuk e kam fjalën për Dash Kadriun, komshiun tim të urtë që nga mllefi për ikjen e fëmijëve larg, për papunësinë e mjerimin që e ka pllakosur, nuk le llaf pa thënë lart e poshtë, për Ramën e Rilindjen. E kam fjalën për DASH të SHBA, raporti i të cilit konsiderohet si skaneri më i saktë dhe i pakundërshtueshëm i një qeverisje. Dhe ky raport e konsideron qeverinë shqiptare si: Të korruptuar në të gjitha nivelet; Të paaftë të luftojë krimin e organizuar; Që e ka shndërruar Shqipërinë e vogël në një nga lavatricet më të mëdha të pastrimit të parave të pista; Që e ka shndërruar vendin në depon më të madhe tranzitore të narkotikëve. Pas kësaj, Ramëziut i shtohet, me shpejtësinë e ligjërimit të tij të shfazuar dhe një Kadri, por po i shkurtohen ditët e pushtetit me shpejtësinë e erës…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat