Mediu: Me Ramën Kryeministër nuk hyjmë në zgjedhje

Shqipëria

Mediu: Me Ramën Kryeministër nuk hyjmë në zgjedhje

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:22
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu

Përsa i takon reformës në Drejtësi, Mediu thotë se shteti ka dhunuar Kushtetutën pasi nuk kanë funksionuar afatet ligjore të zbatimit.

“Reforma në drejtësi bazohet në dy kolona; vetingu që është i domosdoshëm dhe krijimi institucioneve që bënin propozime dhe plotësonin vendet vakante. Shteti ka dhunuar Kushtetutën se ka pasur afate ligjore të zbatimit të reformës në drejtësi që nuk kanë funksionuar për shkak të qëllimeve të mbrapshta. Ka qenë një lojë për të arritur në këtë nivel, pastrimi i gjykatave”.

Sa i takon integrimit Mediu thotë se nëse Evropa do mbyllë sytë përballë krimit e zgjedhjeve kjo do të ishte në dëm të qytetarëve shqiptarë.

“Vendi ynë duhet të jetë serioz dhe partner. Nëse Europa do mbyllte sytë përballë krimit, korrupsioni, mosfunksionimit të institucioneve, zgjedhjeve të lira kjo do të ishte në dëm të qytetarëve shqiptarë. Anëtarësimi nuk na bën më evropian. Çështja është ta bëjmë Brukselin të vijë në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat