Memaliaj, sekuestrohen 50 kg kanabis çokollatë, 1 i arrestuar

Shqipëria

Memaliaj, sekuestrohen 50 kg kanabis çokollatë, 1 i arrestuar

Më: 30 mars 2019 Në ora: 15:42
Foto

Një person në Memaliaj është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi në banesë iu sekuestrua një sasi prej 50 kg kanabis.

Në kuadër të operacionit "Amanikaj", u arrestua shtetasi Bajram Kanushi 29 vjeç, i cili në bashkëpunim me personin e shpallur në kërkim  dyshohet se janë edhe autorët e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vendin e quajtur "Përroi i Madh" zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatit Amanikaj në Memaliaj.

"Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit B.K. (në fshatin Zhapokikë) u gjetën 50 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva në formën e çokollatës", sqaron policia.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat