Duka shuan zërat: Duhet qeveri tranzitore, largimi i Ramës zgjidh krizën

Shqipëria

Duka shuan zërat: Duhet qeveri tranzitore, largimi i Ramës zgjidh krizën

Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:12
Agron Duka

Edhe pse muaj më parë deklaroi se do të marrë pjesë në zgjedhje qoftë edhe si force e vetme opozitare, aktualiteti politik i krijuar pas djegieve të mandatave  ka ndikuar në qëndrimin e  Partisë Agrare Ambientaliste.

Agron Duka, thotë se ne 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa sipas tij zgjidhe për ngërçin polik është vetëm largimi i Ramës.

"Në këto kushte zgjidhja e kësaj krize kërkohet tek mazhoranca dhe tek një individ, Edi Rama. Kërkesa e vazhdueshme është se nuk mund të shkojmë në zgjedhje parlamentare apo lokale me Edi Ramën kryeministër."

Duka, sqaron deklaratat  ku u vetëofrua si kandidat për bashkinë e Durrësit kundër  Partisë Socialiste.

"Nuk është ndonjë dëshirë të cilën unë e aspiroj personalisht por nëse më kërkohet mund të bëj sakrificë, por kjo është temë jashtë realitetit. Tema kryesore është:Do ketë zgjedhje normale, do hyhet në zgjedhjet e qershorit me Edi Ramën? Unë them jo."

 Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste,  thot  se opozita është e vendosur të vijoi protestat për largimin e Ramës, ndërsa sipas tij gjendjen e vështirë që  që po kalon vendi e   pasqyron edhe departamenti Amerikan i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat