Basha: Rama, i sëmurë psikik!

Shqipëria

Basha: Rama, i sëmurë psikik!

Më: 30 mars 2019 Në ora: 19:05
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Durrës, ku zhvilloi një takim me simpatizantë të Partisë Demokratike.

Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij, duke e cilësuar si një qeveri krimi dhe korrupsioni. Ai e konsideroi Ramën si të sëmurë psikik, duke theksuar se largimi i tij është emergjencë kombëtare.

“Rama është një i sëmurë psikik. A e meriton Durrësi estradën e Edi Ramës? Nuk ka mjerim më të madh sesa të derdhësh qumështin, sepse shitet më lirë se uji. Rama me bandat e hajdutëve ka si qëllim të falimentojë fermerët për të mbushur xhepat e oligarkëve. Largimi i Ramës është emergjencë kombëtare”, deklaroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat