Vettingu në polici, LSI: Ramës e Lleshajt i duhet një polici e frikësuar

Shqipëria

Vettingu në polici, LSI: Ramës e Lleshajt i duhet një polici e frikësuar

Më: 30 mars 2019 Në ora: 19:37
Silva Caka

LSI ka reaguar lidhur me ndryshimin e ligjit të vettingut në polici. Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e kësaj partie, Silva Caka deklaroi se kryeminsitri Rama dhe ministri Sandër Lleshaj kanë nevojë për një polici të frikësuar që bie pre e dëshirave të errta të pushtetarëve dhe kriminelëve.

"Të lësh punonjësit e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të bëjnë Vetting-un e kolegëve të tyre, është njësoj si t’i varësh ujkut, mëlçitë në qafë. Këto ndryshime, e kthejnë Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në një institucion që do të vendosë gjoba e që do të kujdeset që t’i përdorë policët si marioneta, në duart e Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës.

Heqja e afatit kohor dy vjeçar të kryerjes së procesit të Vetting-ut të Policisë, nuk bën gjë tjetër veçse shton ankthin e punonjësve të Policisë dhe rrjedhimisht i bën ata më vulnerabël ndaj urdhrave të paligjshëm.

Kjo është pikërisht ajo që i duhet Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, një Polici e frikësuar, një Polici e tensionuar, e cila nga frika e moskalimit të Vetting-ut, bie pre e dëshirave të errëta të pushtetarëve dhe kriminelëve", deklaroi Caka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat