Detaje të reja: Astrit Bilali shtiu me pistoletë ndaj vrasësve, gjenden armët e të dyja palëve

Shqipëria

Detaje të reja: Astrit Bilali shtiu me pistoletë ndaj vrasësve, gjenden armët e të dyja palëve

Më: 31 mars 2019 Në ora: 10:19
Astrit Bilali majtas, lart.

Të reja të tjera kanë dalë në dritë nga hetimet që po zhvillohen për vrasjen e dy vëllezërve Bilali dje në Shkodër.

Mësohet se kur vrasësit kanë shtënë me automatik ndaj Astrit Bilalit dhe Ibrahim Bilalit, Astrit Bilali u është kundërpërgjigjur atyre duke i qëlluar me pistoletë.

Kjo armë është gjetur pranë trupit të tij nga hetuesit krahas gëzhojave që kanë rënë përtokë.

Po ashtu, hetuesit kanë gjetur edhe armën e vrasësve brenda makinës që po digjej më tej. Ishte një automatik, arma e përdorur prej tyre.

Makinës ata i vunë zjarrin në një rrugicë në  Kiras, por mjeti nuk u dogj plotësisht. Zjarrfikësit e shuan zjarrin dhe Policia arriti të gjentenë të disa prova. Makina ishte e vjedhur në 2018 dhe kishte targa falso.

Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje 15 persona për vrasjen, ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shkodrës, Vehbi Bushati, u shkarkua menjëhërë nga ministri Sandër Lleshaj, mbrëmjen e djeshme. Më vendin e tij është emëruar Niko Brahimaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat