Ekzekutimi mafioz i vëllezërve Bilali, mbi 20 persona të shoqëruar - Bota Sot
Ekzekutimi mafioz i vëllezërve Bilali, mbi 20 persona të shoqëruar

Shqipëria

Ekzekutimi mafioz i vëllezërve Bilali, mbi 20 persona të shoqëruar

Më: 31 mars 2019 Në ora: 11:55
Grupi hetimor në Policinë e Shkodrës

Të tjera detaje zbardhen nga ekzekutimi  mafioz i së shtunës ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Bilali.

Burime pranë grupit hetimor në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se në momentin e vrasjes njëri nga vëllezërit Bilali ka qenë i armatosur. Mësohet se në momentin kur autorët e vrasjes kanë qëlluar në drejtim të viktimave, 59 vjeçari Astrit Bilali i është kundërpërgjigjur atyre duke qëlluar me pistoletë.

Përveç dëshmive, kjo është vërtetuar dhe nga gjetja e gëzhojave në vendin e ngjarjes ndërkohë që arma pistoletë është gjetur pranë trupit të viktimës në vendngjarje.

Ndërkohë, përsa i takon makinës së djegur nga autorët, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se përveçse me targa të falsifikuara ky mjet është deklaruar i vjedhur që në muajin dhjetor të 2018-ës.

Nga ana tjetër në brendësi të mjetit tip “Benz”, është gjetur edhe arma e krimit tip automatik e cila është përdorur në vrasjen e dy vëllezërve Bilali.

Blutë e Shkodrës kanë shoqëruar mbi 15 persona për këtë ngjarje ndërkohë që ende nuk janë identifikuar autorët të cilët ekzekutuan në derën e shtëpisë dy vëllezërit Bilali mëngjesin e së shtunës në Shkodër.

Vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç u ekzekutuan mëngjesin e djeshëm në derë e banesës së tyre, ndërkohë kujtojmë që Shkodra  është kthyer në kryeqendrën e luftës, kryesisht të atyre midis bandave të cilat përplasen për larje hesapesh.

Saga e vrasjeve në Shkodër vazhdon, pasi vetëm vitin e fundit janë vrarë 11 persona dhe janë zhdukur dy të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...