Parandalohet vrasja e një personi, në pranga dy persona

Shqipëria

Parandalohet vrasja e një personi, në pranga dy persona

Më: 31 mars 2019 Në ora: 13:25
Pamje nga videoja

Policia e Lezhës ditën e djeshme në kuadër të operacionit të koduar “Porosia” parandaloi tentativën për vrasje të një personi dhe grabitjen e makinës së tij.

Referuar informacionit paraprak policia bëri me dije se në pranga ranë shtetasit S.H, 18-vjeç, banues në Elbasan dhe M.K, 43-vjeç, banues në Shënkoll.

Gjithashtu janë sekuestruar armë zjarri, municon luftarak, maska e doreza dhe sende të tjera që do përdoreshin nga autorët.

“Shtetasi  S.H, i porositur nga shetasi M.K,  më datë  30.03.2019,  gjatë orëve të vona të natës  do të qëllonte me armë zjarri në drejtim të  një shtetasi me banim në fshatin Rrile të bashkisë Lezhë ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij,    dhe më pas do t’i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për tu larguar.

Falë marrjes në kohë të informacionit si dhe zhvillimit të operacionit "Porosia", rreth ores, 20.00,  nga Strukturat  e Komisariatit të Policisë Lezhë është kapur në flagrancë shtetasi S.H,  në fshatin Rrile të Njësisë Administrative Shënkoll të bashkisë Lezhë në  afërsi të një dyqani ushqimor me një armë zjarri automatik kallashnikov.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet si më poshtë :

-një armë zjarri automatik  kallashnikov

-një karikator me fishekë 30 copë.

-një çantë me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte 45 fishekë model 56.

-një kapuç  ngjyrë të zezë.

-një palë doreza ngjyrë të zezë.

- dy aparate telefoni celular të markës Samsung.

Materialet procedurale   do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Lezhë, për veprën  penale  “Vrasje me paramendim në bashkëpunim  e mbetur në tentaivë”,  në ngarkim të shtetasit   M. K., ndërsa  “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mebetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”,  në ngarkim  të shtetasit S. H”,-njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat