Deputeti i CDU: Të domosdoshme zgjedhjet e reja në Shqipëri, qeveria e Ramës problem për ndërkombëtarët

Shqipëria

Deputeti i CDU: Të domosdoshme zgjedhjet e reja në Shqipëri, qeveria e Ramës problem për ndërkombëtarët

Më: 31 mars 2019 Në ora: 16:28
Foto

Deputeti i partisë së Merkelit, CDU, Martin Henze shprehet se zgjedhjet e reja në Shqipëri janë domosdoshmëri për vendin dhe ndërkombëtarët.

Në një postim në rrjetin social “linkedin”, ku paraqet disa nga të dhënat në raportin e DASH mbi Narkotikët, Henze shkruan:  “Qeveria socialiste e Ramës në Shqipëri do të jetë një problem i madh për komunitetin ndërkombëtar. Korrupsioni në Shqipëri është në të gjitha sektorët e qeverisë socialiste. Shqipëria është qendra e trafikut të drogës, kriminalitetit të rritur, ekonomia informale është e lartë, pastrimi i parave nga aktivitete kriminale, papunësia e lartë. Për ta përmbledhur shkurt…Duhet një fillim i ri politik nga një qeveri demokratike. Zgjedhjet e reja janë të nevojshme në Shqipëri për sigurinë e familjeve shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar”.

Mesazhet e shkëmbyera me komentuesit 

Martin Henze i është përgjigjur interesit të komentuesve shqiptarë, duke shkëmbyer herë pas here mesazhe në rrjetin social.

Komentuesja: Faleminderit që poston mbi Shqipërinë! Problemi qëndron në faktin se të dy partitë kryesore po luajnë një lojë të pistë prej kohësh dhe vuajtja e popullit shqiptar është jashtëzakonisht e lartë. Nuk ka më besim te politikanët shqiptarë dhe në politikë në tërësi. Ne shpresojmë që një ditë do të na udhëheqin liderët e vërtetë. Deri më tani nuk ka asnjë që është i aftë të na drejtojë me dinjitet dhe të bëjë diçka për njerëzit. Nëse do të kishte, ata do ta “hanin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat