Jo më larg së një ditë më parë, avokati tha se “me themelimin e qeverisë teknike në Shqipëri, do të nisë shumë shpejt arrestimi i politikanëve të cilët janë kapur me vjedhje dhe këto dosja tha ai kanë ardhur nga Amerika dhe janë të dokumentuara nga FBI-ja”.
Por edhe disa vite më parë, Ngjela bënte po të njëjtat deklarata mbi këtë çështje…
Ndërkohë në këtë valë debatesh për zhvillimet e fundit politike, është rikthyer në faqet të ndryshme humoristike në Facebook, një video e vitit 2016, kur në studion e Rudina Xhungës, ndër të tjerë, kanë qenë në panel gazetari Ylli Rakipi dhe Ngjela.