Jozefina Topalli thumbon ashpër dikë përmes “syzeve” të Viktor Hygosë

Shqipëria

Jozefina Topalli thumbon ashpër dikë përmes “syzeve” të Viktor Hygosë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 22:33
Jozefina Topalli

Jozefina Topalli ka postuar në rrjetin social një foto me një mbishkrim, që më së shumti duket se thumbon liderin e opozitës Lulzim Basha por edhe kryeministrin Edi Rama.

Topalli rikujton një pyetje të Viktor Hygosë teksa shkruan:

Victor Hugo pyeste:” Nese shikon ne syte e nje qeni, si mund te dyshosh se, ai nuk ka shpirt?”. … dhe pastaj, kur shikon masken e disa politikaneve… zgjedhja eshte e thjeshte.

Pavarësisht se Topalli nuk ka përdorur emra, mesazhi është i drejtpërdrejtë për ata që ajo mesa duket nuk i barazon as me qentë, e në veçanti për Lulzim Bashën, liderin e opozitës me të cilin ish deputetja e PD-së thuajse kurrë nuk ka patur një relatë të qetë. Kujtojmë se Topalli ka deklaruar pak kohë më parë se marrëveshja mes Ramës e Bashës qëndron ende në këmbë dhe se ata janë të gatshëm ta rinovojnë atë për qëllimet e tyre të pushtetit.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat