Dogji kullotën, procedohet penalisht 64-vjeçari së bashku me kryeplakun dhe inxhinierin e pyjores

Shqipëria

Dogji kullotën, procedohet penalisht 64-vjeçari së bashku me kryeplakun dhe inxhinierin e pyjores

Më: 1 prill 2019 Në ora: 09:24
Foto

Një banor i fshatit Funares në Librazhd, kryeplaku i fshatit dhe inxhinieri i pyjores janë proceduar penalisht për djegien e një sipërfaqe kullote.

Uniformat blu filluan proçedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A.B., 64 vjeç pasi në fshatin e Funarës, në vendin e quajtur " Bishti i Dheut" dyshohet se i ka vënë zjarrin, dhe si pasojë është djegur sipërfaqe e kosiderueshme  kullotë.

Gjithashtu janë proçeduar penalisht  për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë masa për parandalimin e vënies së zjarrit shtetasit  F.M., 63 vjeç ( kryeplak i fshatit) dhe R.Ç., 37 vjeç ( inxhinier i pyjores).

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat