Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 9 të arrestuar

Shqipëria

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 9 të arrestuar

Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:05
Ilustrim

Trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë, bien në pranga 9 persona. Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “Sfizio” , kundër një organizate kriminale që zhvillonte trafik të madh droge ndërmjet Shqipërisë, Emilia Romagnas, Abruzzos, Kalabrisë dhe Messinas.

Operacioni u iniciua duke kontrolluar lëvizjet e anëtarëve të një familjes në Messina në rrethin Contesse. Aktivitetet e mëvonshme hetimore, të koordinuara nga Drejtoria e Distriktit Anti-Mafia, i lejuan policisë në Messina të gjurmonte udhëtimet që synonin blerjen e ngarkesave të drogës dhe identifikimin e grupit kriminal, të kryesuar nga anëtarë të familjes Messina, babai  me inicialet M.A., dhe dy fëmijët e tij, me inicialet M.M.A., dhe M.F.

Policia arriti që të konfiskojë 55 kg marijuanë dhe arrestoi në flagrancë dy korrierë, me inicialet R.G., dhe B.M. Grupi kriminal, i cili kishte bazën e tij në Messina, planifikoi furnizimin e drogës ne Abruzzo nga furnizuesit shqiptarë, falë  ndihmës së korrierëve besnikë, të cilët bartnin ngarkesat e drogës.

Në një rast, droga e mbërritur në Messina iu dorëzua shpërndarëseve lokale, që kishin për detyre të kujdeseshin për konsumatorët.  Persona te arrestuar janë identifikuar me emrat, Antonino Mangano, me djemtë e tij Mario Mario Alessandro e Francesco Mangano, Giovanni Ragusa, Mino Berlingeri, Giuseppe Aguì, Carlo Cafarella, Hekuran Vangjelaj dhe Bektash Kalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat