Dibër, zjarri në zonën pyjore të Zerqanit ende aktiv

Shqipëria

Dibër, zjarri në zonën pyjore të Zerqanit ende aktiv

Më: 1 prill 2019 Në ora: 13:15
Foto

Vijon prej  pasdites së djeshme zjarri në zonën pyjore të Zerqanit në Dibër.

Vatra e zjarrit është aktive dhe aktualisht. Po punohet nga forcat zjarrfikëse të Bulqizës, sektori i pyjeve në bashki, inspektoriati i pyjeve dhe banorët e zonës. Deri më tani janë përshkuar rreth 5 ha pyje dushku. 

Po ashtu në territorin e bashkise Bulqizë ka pasur edhe një rast tjetër zjarri në ekonomine pyjore Ramnagorë në zonën e Gollobordës ku janë përshkuar rreth 31 ha dushqe. 

Ky zjarr është izoluar plotësisht nga forcat zjarrfikëse që dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat