Nuk mjafton vetëm të duash anëtarësimin në BE…

Shqipëria

Nuk mjafton vetëm të duash anëtarësimin në BE…

Më: 1 prill 2019 Në ora: 13:37
Foto

Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, edhe pse ka kaluar në heshtje të gjithë procesin reformues të Gent Cakaj, nuk ka harruar të kujtojë 10 vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së  Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Në një postim në facebook, Bushati thotë se edhe pse pogresi gjatë kësaj dekade është i pamohueshëm, mbetemi larg objektivit të përcaktuar në marrëveshje.

Shkakun Bushati e gjen tek politika, edhe pse realisht asnjë forcë politike nuk është kundër integrimit.

Bushati: Si sot 10 vjet më parë hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ëalter Hallstein, një prej etërve themelues të Bashkimit Europian, njëkohësisht President i Komisionit Europian, do t’i përshkruante marrëveshjet e asociimit “si një marrëveshje më shumë se sa thjesht tregtare dhe më pak se sa një marrëveshje anëtarësimi”. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si marrëdhënia më e lartë angazhuese ndërmjet Shqipërisë dhe BE, parasheh një afat 10 vjeçar indikativ, të ndarë në dy faza 5+5, për të përgatitur gradualisht anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

 Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, kemi hedhur hapa të rëndësishëm përpara, me marrjen e statusit të vendit kandidat, marrjen e rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim dhe vendimmarrjen e BE-së për nisjen e procesit “screening” dhe kalendarin e bisedimeve. Edhe pse pogresi gjatë kësaj dekade është i pamohueshëm, mbetemi larg objektivit të përcaktuar në marrëveshje. Në Shqipëri, në dallim prej shumë vendeve të tjera, nuk ka asnjë forcë politike që të kundërshtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Mirëpo kjo nuk mjafton. Politika ditore ka triumfuar shpesh mbi interesin kombëtar, duke injoruar një fakt kokëfortë: nevojën jetësore të shoqërisë për të qenë pjesë e vlerave dhe standardeve europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat