Energjia, prag krize; Në 4 muaj fatura e importeve shkoi 100 mln euro

Shqipëria

Energjia, prag krize; Në 4 muaj fatura e importeve shkoi 100 mln euro

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:25
Ilustrim

Shqipëria po përballet me kosto të larta për sigurimin e energjisë elektrike. Ndryshe nga vjet situata hidrike në Liqenin e Fierzës, në të cilën grumbullohet rezerva kryesore energjetike e vendit,  është mjaft e përkeqësuar dhe specialistët kane filluar të flasin për krizë prodhimi si ajo e viteve 2006-2007.

Në prillin  e 2018-s niveli i Fierzës ishte 296,5 metra, kurse këtë prill  kuota e liqenit është 30 metra më poshtë krahasuar me prillin e kaluar duke regjistruar rreth 269 metra, shumë më ulët edhe se mesatarja vjetore e 15 viteve të fundit, e cila ka një nivel prej 289,5 metrash.

Në gjithë kaskadën e Drinit me të tre hidrocentralet KESH po prodhon vetëm 25 përqind të energjisë që konsumohet në vend. Pjesa tjetër merret nga importi dhe hidrocentralet e vogla private.

Në OSHHE janë pesimistë edhe për muajt në vazhdim, pasi pranvera nuk është stinë shirash. Për katër muajt e parë të vitit fatura e importeve llogaritet në rreth 100 milionë euro me TVSH.

Parashikimet janë që deri në vjeshtë të kemi një rezervë energjetike të ulet, me prodhim minimal dhe për të garantuar furnizim pa ndërpreje OSHEE po përgatitet që potencialet financiare t’i programojë për blerje energjie nga jashtë në kurriz të investimeve.

Operatori i Shpërndarjes të Energjisë ka informuar edhe qeverinë ëer gjendjen pasi nuk përjashtohet ndonjë mbështetje buxhetore nëse kriza e prodhimit vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat