Tiranë, grabitësi rrëfen si i grabitën çantën kambistit dhe kush i nxiti

Shqipëria

Tiranë, grabitësi rrëfen si i grabitën çantën kambistit dhe kush i nxiti

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:45
Ilustrim

Ka pranuar të rrëfehet njëri prej autorëve të grabitjes së kambistit Agron Shira paraditen e së premtes 29 mars 2019.

Gazetarja e RTV Ora informon e para oficerëve të policisë gjyqësore, Elvis Tafa mësohet të ketë deklaruar të gjithë skemën e grabitjes  në bashku me Xhoni Didon. 35 vjeçari ishte personi që u kap në flagrancë nga policia rrugore vetëm disa minuta pas grabitjes.

"Të premten dola nga shtepia në 05:00 dhe shkova takova Xhoni Didon tek "Kthesa e Kamzës. Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motori të Xhonit kemi shkuar tek 9-katëshet. Disa ditë më parë Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do grabisnim. Kur mbërritem tek vendi kemi ndaluar motorin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën. Pas 20 minutash aty kaloi kambisti me motor. 

Xhoni i ra me leve dhe ai ra nga motori. Pasi i mori leket hipëm në motor ku i jepja une dhe u drejtuam nga rruga e Barrikadave. Tek kryqezimi pashë një makine policie dhe desha të devijoj, por Xhoni me tha të ecja drejt. Meqe nuk iu binda ai më qelloi me leve dhe kam humbur ekuilibrin duke rënë nga motorri. Ai u largua me lekët. Për të kryer vjedhjen  na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe Blenard Hoxha, të cileve u kishim borxhe".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat