Zjarrvënia e qëllimshme, PD: Xhaçka të dëshmojë në prokurori

Shqipëria

Zjarrvënia e qëllimshme, PD: Xhaçka të dëshmojë në prokurori

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:07
Dhurata Çupi

“Olta Xhaçka duhet të thirret urgjent në prokurori pasi ka deklaruar se ka dijeni për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme”, ka deklaruar sot në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.

Në fjalën e saj, Çupi theksoi se Olta Xhaçka ka deklaruar se ka dijeni për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme. Ministrja e Mbrojtjes ka detyrimin që çdo të dhënë që disponon për autorët e këtyre akteve kriminale t’i depozitojë në prokurori.

“Deklaratat dhe akuzat qesharake të Olta Xhaçkës, që ngjajnë si dy pika uji me akuzat e shefes së saj politike, Elisa Spiropali, për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë, u provojnë shqiptarëve se drejtohen nga një qeveri e destabilizuar dhe nga një kryeministër me qëllime të mbrapshta. Edi Rama në vend që të bëhet qesharak dhe të shpallë opozitën armik për çdo dështim të tij, duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë vendosur zjarret në zona të ndryshme të vendit” tha ajo.

Më tej ajo shtoi se “përvoja e afërt gjatë qeverisë së socialistëve tregon se zjarrin Shqipërisë ia kanë vënë trafikantët për mbjelljen e hashashit dhe asnjëri prej tyre nuk ka dalë para drejtësisë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat