Maliq, sherr mes të rinjve, një i plagosur - Bota Sot
Maliq, sherr mes të rinjve, një i plagosur

Shqipëria

Maliq, sherr mes të rinjve, një i plagosur

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:13
Ilustrim

Një i ri është arrestuar, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë plagosur një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kolanec të Maliqit.

"Ditën e djeshme në fshatin Kolanec dy shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.K, 23 vjeç, banues në Klocë, ku gjatë konfliktit shtetasi U.Z, dyshohet se ka plagosur me send të fortë 23 vjeçarin, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa shtetasi L.H, e ka kanosur", sqaron policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...