Basha: Të zbardhen vrasjet në Shkodër, ose shteti ka dorë

Shqipëria

Basha: Të zbardhen vrasjet në Shkodër, ose shteti ka dorë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 17:21
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka udhëtuar sot drejt Malësisë së Madhe ku ndërsa po zhvillon një takim me mbështetësit e selisë blu dhe qytatarët ka kërkur edhe zbardhjen e vrasjeve në Shkodër, ku e fundit ishte ekzekutimi i dy vëllezërit në Shkodër, Astrit dhe Brahim Bilali.

“Bandat po hanë kokat e njëri-tjetrit kjo është përgjigjja që jep policia, po policia për çfarë paguhet. Edhe vrasjet duhet të zbardhen sepse aty ka edhe njerëz të përfshirë në mënyrë të pafajshme. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, ose përndryshe ka gisht shteti, nuk ka rrugë tjetër. Drejtësi nuk ka, mundësi nuk ka dhe kjo i ka sjellë njerëzit në dëshpërim”, u shpreh Basha

Në takim me disa biznese familjare, Basha tha se mungesa e drejtësisë i ka çuar shqiptarët drejt dëshpërimit. Sipas tij, kjo qeveri ka ngritur trarë të padukshëm dhe po zhvat bizneset duke i detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre.

Një pronar biznesi në Koplik iu ankua kryedemokratit, Lulzim Basha teksa tha se të gjithë kanë frikë të dalin në Shkodër pas vrasjeve të fundit që kanë tronditur qytetin verior.

Kreu i selisë blu pohoi se vendi është kapur nga 5 oligarkë me në krye kryeministrin, Edi Rama dhe kjo është burimi i largimit të shqiptarëve dhe mungesa e perspektivës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat