Drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, arrestohet një person

Shqipëria

Drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, arrestohet një person

Më: 1 prill 2019 Në ora: 19:21
Ilustrim

Mbi 91 kg marijuanë janë sekuestrua sot në kufirin greko-shqiptar.

 Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur Mazi në Janinë.

Policia ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 56 pako me 91 kg 200 gram marijuanë.

Gjithashtu u sekuestruan 170 euro dhe një celular.

Në pranga ra një grek 60-vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat