Vrasjet/Drejtori i policisë Ardi Veliu: Si është gjëndja e vërtetë e krimit në vend?!

Shqipëria

Vrasjet/Drejtori i policisë Ardi Veliu: Si është gjëndja e vërtetë e krimit në vend?!

Më: 1 prill 2019 Në ora: 22:34
Ardi Veliu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është ndër ato personazhe që shfaqet pak në ekran, por këtë mbrëmje u shfaq për një rrëfim krejt ndryshe. Ai tha se puna e tij është të menaxhojë, por edhe të motivojë policët për të çuar përpara një organizatë si Policia e Shtetit.

Duke u ndalur tek serali i vrasjeve në Shkodër, të etiketuara si larje të hesapeve mes bandave, Veliu tregoi situatën dhe sqaroi pse u shkarkua drejtuesi i policisë atje, Vehbi Bushati.

“Ajo që ndodhi në Shkodër është një ngjajre e rëndë, pavarësisht masave të marra. Policia atje gjatë 2018 ka qënë shumë prezante, është një nga qarqet ku ka ndërthurje të grpeve kriminale dhe fenomenit të gjakmarrjes. Nëse i referohem statistikave dua të jem konkret. Themi situatë të rënduar por përqindja e veprave penale të evidentura në Shkodër në 2018 është vetëm 7%, krahasuar me gjithë Shqipërinë. Drejtori lëvizi për shkakun se duam t’i japim një impuls tjetër, për një ritëm tjëtër. Do bëjmë edhe ndrydhime të tjera, edhe në Elbasan”,- tha Veliu.

Ai tha se qyteti i Shkodrës vijon të jetë një qark problematik, ndërsa solli të dhëna që tregojnë se vrasjet në qytetin verior nuk kanë nisur së fundmi, por sipas tij, që nga viti 1999 janë shënuar 96 ngjarje me armë.

Duke folur për grupet kriminale,  Veliu pohoi se në Shkodër  është goditur një grup kriminal, por edhe pjesa e fajdeve, ku vetëm disa ditë më parë u arrestuan mbi 10  persona si të përfshirë në këto skema në Shkodër. Ai tha se po hetohen edhe grupe të tjera kriminale, ndërsa ky proces shtoi ai, është në fazën e dokumentimit të provave.

“Ne kemi bërë ndryshime edhe në qarqet e tjera. Ju jeni dëshmitar ku në 2018 u godit një ndër grupet kryesore në Shkodër, që u arrestuan disa persona, por edhe një grup tjetër i fajdeve  me prangosjen  e 15 personave. Fenomeni i fajdeve në Shkodër është shumë i përhapur.

Ne kemi bërë studimin e të gjithë kriminalitetit në qytet dhe në të gjitha qarqet. Një grup është goditur, grupet e tjera janë nën hetim. Koha e hetimit është duke u maturuar. Informacionet e grumbulluar duhet të kthehen në prova dhe ti dërgojmë pastaj në prokurori. Absolutisht ne i kemi të gjitha kapacitetet njerëzore dhe logjistike për të dominuar mbi kriminalitetin.

Panorama e bashkëpunimit të policisë me komunidtetin është e ndryshme në qarqe të ndryshme. Për të patur një çelës suksesi e bazojmë tek besimi me qytetarët. Nga njoftimi që bëën qytetarët vjet në Lezhë shpëtuan dy persona nga vrasja, ndërsa ka patur edhe sekuestrim armësh. Në Shkodër kemi një situatë ku edhe qytetarët ngurrojnë të japin informacion për policinë. Të bëhen pjesë për kontributin e tyre, që konstatojnë një kundra vajtje etj. Le të na provojnë, të raportojnë. Drejtori i ri në Shkodër ka eksperiencë ta madhe në Policinë.

Vendosja e Brahimit është vendim kolegjial dhe është njëherësh kompetencë e Drejtorisë së Policisë. Ministri nuk ndërhyn në kompetencat e Policisë së Shtetit.  Shkodra është vend kufitar. Shkodra ka problematikë. Nuk kam ardhur  këtu për tu shfajësuar, por për të treguar edhe punën e jashtëzakonshëm që po bën aktualisht policia. Nga shkurti i 1999 Vetëm në qarkun e Shkodrës  janë 96 ngjarje me armë të pazbuluara. Kjo nuk është shfajësim. Ky numër ka ardhur duke u ulur. Fuqia zbuluese është 50 për qind. Kjo do të thotë se ne nuk po punojmë. Ngjarja do të zbardhet. Të jeni të sigurtë se kjo ngjarje do të zbardhet”, tha Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat