Malaj: Gent Cakaj ka humbur fokusin tek prioritetet kombëtare

Shqipëria

Malaj: Gent Cakaj ka humbur fokusin tek prioritetet kombëtare

Më: 2 prill 2019 Në ora: 09:45
Arben Malaj

Vendimi i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme në detyrë, Gent Cakaj për heqjen e targave diplomatike të konsujve të nderit, nuk është pritur mirë nga këta të fundit, pasi ata theksojnë se kjo punë i takon Policisë së Rendit. Arben Malaj, konsull nderi i Austrisë, thotë se personalisht nuk i ka marrë targat diplomatike por për të ky vendim dëmton kredibilitetin e MEPJ, për të cilën nënvizon se: ”Duket se ka humbur fokusin tek prioritetet kombëtare dhe plotëson axhendën mediatike me lajme të tilla”.

Postimi i plotë

Një sqarim pa targa diplomatike, të cilat nuk i kam marrë edhe pse kam një vit Konsull Nderi i Austrisë për Shqipërinë jugore. Përzgjedhja konsull nderi është një proces diplomatik shumë burokratik deri në vlerësimin nga shërbimet sekrete të dy vendeve, vendit propozues dhe vendit ku do të ushtrojë aktivitetin. Është e vërtetë që propozimin e një vendi duhet ta miratoj vendi pritës në këtë rast Shqipëria.

Kisha shpresuar që zvëndës ministri i jashtëm, do kishe kërkuar takim me shoqatën e konsujve të nderit për ta promovuar këtë mundësi diplomatike për promovimin e vendit tonë, për rritjen e aktiviteteve ekonomike, shkencore e kulturore. Kisha shpresuar se nqs realisht ka një problem me target, Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ të bënte një takim me kryetarin e shoqatës së konsujve të nderit dhe qartësonte problemin konkrete dhe bashkëpunonin për zgjidhjen e tij sa më shpejtë.

Fokusi i zv ministrit tek lëvizjet në staf, target apo pasaporat diplomatike e dëmtojne profilin e një shtetari, dëmtojnë kredibilitetin e MEPJ e cila duket se ka humbur fokusin tek prioritetet kombëtare dhe plotëson axhendën mediatike me lajme të tilla.
Ditë të mbarë!
Arbeni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat