Furnizimi me ujë i zonave rurale, Soreca: Programi më i madh i ujit në historinë e Shqipërisë

Shqipëria

Furnizimi me ujë i zonave rurale, Soreca: Programi më i madh i ujit në historinë e Shqipërisë

Më: 2 prill 2019 Në ora: 11:37
Luigi Soreca

Projektin për furnizimin me ujë të zonave rurale në Shqipëri, kreu i delegacionit të BE, Luigi Soreca e ka konsideruar programit më të madh të ujit në historinë e Shqipërisë.

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Gjermania. Ai do vihet në zbatim për 11 bashkitë e vendit.

Soreca nga Rrajca tha se projekti do i shërbejë zhvillimit të turizmit, mirëqenies së banorëve dhe zhvillimit të zonave rurale.

Luigi Soreca: "Shërbimet e mira atë ujit sjellin përfitime si në shëndet ashtu edhe në shoqëri për zonat rurale, për popullsitë rurale pasi mbështesin rritjen ekonomike në fshatra, duke i bërë më tërheqëse për turistët apo investime të tjera në të ardhmen.

Po ashtu bën që të rinjtë të duan të qëndrojnë në zonat e tyre, duke siguruar që brezat e rinj të kenë jetë më të mirë.

Synimi tjetër është që këto investime të sjellim kushte më të mira për të promovuar bukuritë e mahnitshme kulturore, kulturën dhe traditën. Me këtë investim, jo vetëm do ju shërbehet banoreve, por edhe për brezat e ardhshëm."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat