Kryegjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda në vetting

Shqipëria

Kryegjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda në vetting

Më: 2 prill 2019 Në ora: 12:31
Fehmi Petku

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon sot seancën dëgjimore  për subjektin e rivlerësimit Fehmi Petku, kreu i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

Trupa gjykuese që po kryen hetimin administrativ për gjyqtarin Petku përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Fehmi Petku e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar pranë Gjykatës së Tiranës përgjatë viteve 2000-2009 dhe më pas në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Prej vitit 2015, Petku është emëruar kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat