Mungesa e avokatit shtyn sërish pretencën për Balilin, gjykata 10 mijë lekë gjobë Sollakut

Shqipëria

Mungesa e avokatit shtyn sërish pretencën për Balilin, gjykata 10 mijë lekë gjobë Sollakut

Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:09
Theodhori Sollaku

Mungesa për të dytën herë rradhazi e avokatit Theodhori Sollaku ka shtyrë sërish pretencën për Klement Balilin.

Seanca tjetër e rradhës do mbahet më 8 prill në orën 13:00, teksa gjykata vendosi gjobitjen me 10 mijë lekë të Sollakut, për mungesë në senacë pa lajmëruar.

Vetë Balili kishte kërkuar të mos paraqitej në seancë.

Për të tretën herë, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të dëgjojë konkluzionet e prokurorisë për Balilin, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ndërsa sot pritej që Prokuroria të lexonte konkluzionet përfundimtare dhe të kërkonte dënimin për Klement Balilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat