Rama paralajmëron opozitën: Hyni apo jo, zgjedhjet do ti bëjmë

Shqipëria

Rama paralajmëron opozitën: Hyni apo jo, zgjedhjet do ti bëjmë

Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:10
Foto

Kryeministri, Edi Rama, tha se socialistët do të zhvillojnë zgjedhjet vendore të qershorit hyn apo nuk hyn opozita.

Nga Librazhdi, Rama tha se shumica ka për të detyrë të mos pengojë njeri të futet në zgjedhje por jo ti marrë me zor në garë.

Por nëse opozita futet, Rama e siguroi se do ta mundë. Nëse bojkoton, Kryeministri u shpreh se do ti marrin përsipër të gjitha bashkitë dhe do të qeverisin shumë më mirë dhe për ata që u kanë dhënë votën.

Rama: Thonë ne nuk hyjmë në zgjedhje. Aaa, merak i madh shumë. Nuk hyni ju në zgjedhje? Mos hyni. Ne zgjedhjet do ti bëjmë me atë që do të hyjë, por edhe po nuk hyri njeri fare ne jetojmë në demokraci. Këtu rëndësi ka të mos pengohet njeri të hyjë në zgjedhje por jo ti marrësh me zor njerëzit ti fusësh në zgjedhje. E provuam njëherë, e morëm Lulin me zor, ja dhamë të gjitha çfarë kërkoi, na dha fjalën që po humbi do të rrijë urtë dhe nuk do të dalë ta bëjë Shqipërinë leckë në veshët dhe sytë e të huajve por nuk e mbajtui fjalën. Nuk ka sesi të mbajë fjalën ai se është mësuar ti marrë gjërat qyl.

Por qyl Lul mund të marrësh vetëm qofte te gjyshi Sali edhe ai qoftet i ka dixhitale. Qyl më me ne nuk ka.Jeni të zotë, dilni atje dhe fitoni. Nuk jeni të zotët, rrini në rrugë dhe këndoni.Ne nuk kemi asnjë minutë për të humbur dhe asnjë ditë për të qëndruar vendnumëro, jo më të kthehemi prapa dhe të presim ata që i kemi lënë ke fundi i urës.

Jo, kjo nuk ka për të ndodhur. Hynë ata në zgjedhje, nuk hynë ata në zgjedhje, ne do të vazhdojmë drejt dhe do të hyjmë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe do të fitojmë nëse janë ata në zgjedhje më shumë sesa kemi sot bashki. Nëse ata nuk janë në zgjedhje, do ti marrim përsipër të gjitha bashkitë dhe do të qeverisim shumë më mirë dhe për ata që u kanë dhënë votën se hajrin nuk ua kanë parë kurrë këtyre.Më tregoni një bashki ku këta e morën në dorë dhe e ndryshuan. 

Me zor duke u dhënë dhe fondet, duke i mbështet, duke ua bërë gati dhe prapë jo. Nuk duan gjëra të bukura, duan sherr, vezë dhe bojë. Dhe bojën e duan të zezë, se të paktën të merrnin bojëra të bukura.Duan të zezë vetëm, boja e zezë u duket bojë serioze. Merr bojë dhe hidh nëpër Ministri.Mos harroni, i kemi mundur me Saliun dhe shtetin e kthyer në hordhi. Merrni me mend tani me Lulin, Monën dhe ata të lodhurit e tepsisë që dalin vërdallë në rrugë se thonë do të bëhet deti kos, do të marr dhe unë një lugë.Nuk ka, deti kos nuk do të bëhet dhe lugë për ta nuk do të ketë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat