Rama ndryshe nga BB, flet për interes në rritje të investitorëve të huaj

Shqipëria

Rama ndryshe nga BB, flet për interes në rritje të investitorëve të huaj

Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:57
Edi Rama

Nga Rrajca e Prrenjasit, kryemninistri Rama pak minuta pas publikimit të raportit të Bankës Botërore që paraqet një situatë që mund të sjellë tkurrjen e investimeve të huaja për shkak të krizës politike foli për interes në rritje të investitorëve të huaj në vendin tonë.

Kreu i qeverisë jo vetëm që nuk përmendi përplasje mazhorancë-opozitë por theksoi një klimë optimiste.

Rama: Investimi për ujin nuk është i vetmi, do të investojmë për shkollën, për rrugën dhe do të nxisim investimet në agroturizëm ku këtu ka një potencial jashtëzakonsiht të madh dhe ne kemi fonde në dispozicion për këtë punë.

Në krah të Ambasadorëve të BE-së dhe Gjermanisë, Rama nuk nguroi të thumbojë dhe opozitën, ku tha se zgjedhjet do të zhvillohen me 30 qershor.

Sa i përket kryebashkiakes së Prrenjasit, ai kishte një urim por edhe një mesazh.

Rama: Jam i keqardhur për mungesën e kryetares së Bashkisë por arsyeja e mungesës është e gëzueshme. I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës dhe kam besim dhe bindje se do ti krijojmë të gjitha mundësitë Mirandës që të fokusohet më shumë te bebja pas 30 qershorit.

Ambasadori Soreca tha se investimi për rrjetin e Ujësjellësit do ti shërbejë jo vetëm banorëve të zonës por edhe brezave të ardhshëm,  ndërsa Susanne Schütz deklaroi se ky projekt e sjell Shqipërinë më pranë BE.

Programi i III i furnizimit me ujë të pijshëm në Prrenjas është një investim që bëhet në bashkëpunim me Bankën Gjermane të Zhvillimit, ku do të furnizojë 24 orë pa ndërprerje zonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat