Këshilli i Unionit: BE të përmbushë angazhimin, mbështetje vendeve që duan të bashkohen

Shqipëria

Këshilli i Unionit: BE të përmbushë angazhimin, mbështetje vendeve që duan të bashkohen

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:04
BE

Presidenca rumune e Këshillit të Bashkimit Europian ka kërkuar nga BE që të  përmbushë angazhimin e saj për të mbështetur vendet që duan t’i bashkohen unionit.

Presidenca rumune e Këshillit të Bashkimit Europian ka bërë një deklaratë mbi ecurinë e BE, ku thekson se, “politika e zgjerimit është një nga politikat më të suksesshme të BE”.

Këshilli i Ministrave të BE pritet të vendosë në qershor për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,  në këtë kuadër, Presidenca rumune nënvizon se Bashkimi Europian duhet të përmbushë angazhimin e tij për të mbështetur vendet që duan t’i bashkohen unionit duke konsoliduar institucionet, ekonominë dhe zhvillimin social

“Politika e zgjerimit është një nga politikat më të suksesshme të BE. Ne besojmë se Bashkimi Europian duhet të përmbushë angazhimin e tij për të mbështetur vendet që duan t’i bashkohen unionit duke konsoliduar institucionet, ekonominë dhe zhvillimin social. Një bashkëpunim i fuqishëm me vendet në rajon në fushën e migrimit dhe sigurisë do të krijonte një shoqëri më të sigurt për të gjithë ne. Një perspektive e besueshme anëtarësimi mbetet një faktor thelbësor në nxitjen e procesit të pajtimit dhe stabilitetit në kontinent”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat