Salianji: Agron Xhafaj shkoi në burg për të shmangur hetimet në Shqipëri

Shqipëria

Salianji: Agron Xhafaj shkoi në burg për të shmangur hetimet në Shqipëri

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:13
Ervin Salianji

Në emisionin Top Talk në Top Channel, ishte i ftuar ish-deputeti Ervin Salianji për të folur për çështjen “Babale”, i cili është marrë nën akuzë për kallëzim të rremë.

Salianji pretendon se Fredi Alizot, njëri nga dy protagonistët e përgjimit, ku implikohet edhe vëlla i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është manipuluar nga Prokuroria Ish-deputeti pretendon se ka edhe përgjim të paligjshëm të gazetarëve, përfshi e dhe gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.

Ish-deputeti tha se Partia Demokratike ka bërë denoncimin për trafikun e drogës nga Agron Xhafaj apo për dënimin e tij në Itali. Në studio me gazetarin Denis Dyrnjaja, Salianji foli për përgjimet që ka në dosjen e tij.

“Unë vetëm e kam denoncuar çështjen, por kjo është një çështje që nuk trego vetëm vërtetësinë e çështjes, por tregoi dhe demontimin, bëri një radiografi të plotë të përdormi të shteti the institucioneve që vihen në shërbimi të Kryeministrit”, tha Salianji. Pyetjes së gazetarit, nëse ka prova që e përjashtojnë atë nga kallëzimi i rremë, ish-deputeti tha se po.

“Provat janë dhe unë i kam. Që ditën e parë që bëra denoncimin, Agron Xhafaj shkoi në burg, ndërkohë që ishte i lirë prej 8 vitesh në territorin e Shqipërisë. Vendimi i tij ka lidhje sepse ai shkoi për të kryer një dënim të vjetër, për të shmangur këtu një dënim të ri. E gjithë kjo është bërë për të shmangur hetimin, sepse duhet zbuluar grupi i strukturuar kriminal, me të cilin Agron Xhafaj bashkëpunonte.

Çështja është tek dokumenti i SHISH-it, që tregon se këta kanë pasur në përgjim Babalen dhe Agron Xhfaj për trafikun e 12 tonëve drogë, që është fshehur apo duke thënë se është një Agron tjetër, një Agron Hyseni, që më pas një akt-ekspertimi britanik e ka hedhur poshtë. Madje edhe ky Agroni vetë thotë se nuk ka asnjë kontakt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat