Policia gjen bahçe me kanabis në Kurbin, 5 të arrestuar

Shqipëria

Policia gjen bahçe me kanabis në Kurbin, 5 të arrestuar

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:37
Kanabis

Policia ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur dy të tjerë në kërkim me akuzuat e kultivimit të lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua në Kurbin.

Operacioni është quajtur “Godull 2019”. Falë kësaj ndërhyrje janë sekuestruar 8 mijë kubik ku ishin fshehur farat e canabis sativa.

Gjithashtu, janë sekuestruar armë zjarri e municione luftarake, kubikë të porsambjellë me kanabis dhe kokainë.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras

– K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë

– K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras

– Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë

– V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin.

Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa

– 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë

– 2 armë zjarri “pistoleta”

– 1 armë zjarri automatik

– 1 armë gjahu “shotgun”

– 680 fishekë , dylbi e thikë

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit””, thekson Policia .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat