Opozita sërish nesër në protestë, por Basha s'do të jetë

Shqipëria

Opozita sërish nesër në protestë, por Basha s'do të jetë

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:02
Lulzim Basha

Të mërkurën në orën 9:30, opozita ka thirrur protestën e 8, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët do të mblidhen  para kuvendit, në të njëjtën  kohë kur zhvillohet  seanca ndërsa  këtë herë është parashikuar  që peshën e saj ta ketë rinia, ndërsa do të demonstrohen edhe simbolika të ndryshme.

Belind Këlliçi: "Në protestën tonë kanë qenë të rinj, të papunë, naftëtarë, minatorë, persona që nuk kanë mundësi të mbyllin muajin dhe nuk kanë mundësi as të hanë bukë thatë e të ushqejnë fëmijët e tyre. Ndaj kjo protestë ka qenë një mundësi për ti dhënë mundësinë çdo qytetari për të shprehur pakënaqësitë dhe historitë e tyre personale gjatë këtyre 6 viteve keqqeverisje të Edi Ramës." 

Kreu i të rinjve të Partisë Demokratike, thotë se situata në vend nuk është  normale, ndaj sipas tij largimi i Ramës është domosdoshmëri.

Belind Këlliçi: "Nuk mund të jetë legjitim një Parlament ku blihet vota, me një palë zgjedhje ku janë të faktuara përmes dosjeve 339 dhe 184 që janë blerë votat e qytetarëve. Ku kapen ministra, kryetarë bashkie, është vetë edhe Edi Rama në dosje, e them me përgjegjësi të plotë, në përgjime që janë faktuar duke blerë vota, dukë dhënë urdhra për blerjen e votave. Si mund të letë legjitim dhe si mund të ketë normalitet?"

Këlliçi, thotë se vendi po braktiset. 

Belind Këlliçi: "Janë 110.000 të rinjtë që kanë lënë Shqipërinë gjatë viteve të fundit dhe sigurisht ata e kanë lënë, jo se në Shqipëri ka punë, jo se në Shqipëri ka një të ardhme, se është e lehtë të edukohesh por se të gjitha këto mungojnë."

Në protestën e të mërkurës para Kuvendit, do të mungoi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili është nisur për një vizitë në Berlin ku do të takohet me zyrtarë të CDU-së dhe Partive Popullore Evropiane. Në qendër të takime është situata politike në Shqipëri dhe aksioni i opozitës për largimin e Qeverisë Rama.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat