Këmbimi valutor/ Forcohet dollari, humb pikë euro

Shqipëria

Këmbimi valutor/ Forcohet dollari, humb pikë euro

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:25
Ilustrim

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat në këmbim me euron dhe u zhvlerësua në raport me dollarin.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari u forcua me 0,29 lekë duke u këmbyer me 111.73 lekë dhe monedha e përbashkët europiane u zhvlerësua me 0,09 lekë dhe këmbehet sot me 125.21 lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, luhatjet në tregun valutor janë brenda pritshmërive të kursi i këmbimit paraqitet i qëndrueshëm.

Pritshmëritë sipas BSH-së janë që në vijim të afrimit të sezonit veror me rritjen e fluksit të turistëve dhe emigrantëve leku të forcojë pozitat ndaj valutave kryesore dhe veçanërisht ndaj euros.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat