Miranda Rira i përgjigjet Ramës: Nëse do ketë zgjedhje, do kandidoj sërish

Shqipëria

Miranda Rira i përgjigjet Ramës: Nëse do ketë zgjedhje, do kandidoj sërish

Më: 2 prill 2019 Në ora: 20:47
Edi Rama dhe Miranda Rira

Kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit ka replikuar në distancë më Kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit, gjatë prezantimit të projektit për ujësjellësin në Rrajcë, tha se në qershor kryebashkiakja e Përrenjasit do të kujdeset më shumë për fëmijët e saj, pasi këtë bashki do ta fitojë e majta.

Znj. Rira ka paralajmëruar kandidimin e saj për një mandat të dytë, nëse do të ketë zgjedhje.

“Nëse do ketë zgjedhje unë do kandidoj sërish. Ajo që më shqetëson mua sot nuk është se çfarë mendon Rama për gratë, për fitoren time në Qershor, apo për fëmijët e mi, por më shqetëson çfarë ai mendon për fëmijët e Prrenjasit.

Edhe pse jemi në Prill, bashkia Prrenjas është e vetmja bashki në Republikën e Shqipërisë e cila s’ka buxhet, ku fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve janë pa ushqim, dhe banorët pa shërbimet bazike.

Klika e PS me dy deputetët e zonës, Taulant Balla dhe Nurie Belba qëllimisht kanë bllokuar çdo përpjekje për miratimin e buxhetit 2019, duke paralizuar çdo shërbim ndaj banoreve. Për këtë duhet të fliste Rama dhe Balla sot, jo për andralla e agroturizëm”, ka thënë Rira.

Ndërsa projekti i prezantuar ditën e sotme nga qeveria, Rira thotë se është iniciativë e saj personale që prej fillimit të mandatit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat