Dhuna në protestat e PD- LSI, Kuvendi siguron ndërtesën në kompani private

Shqipëria

Dhuna në protestat e PD- LSI, Kuvendi siguron ndërtesën në kompani private

Më: 2 prill 2019 Në ora: 20:53
Protesta

Protestat e opozitës para parlamentit janë shoqëruar me akte dhune, ku nuk kanë munguar edhe dëmtimet. Në protestat e fundit u dëmtua edhe trau i sigurisë së jashtme pranë sallës së seancave plenare, ndërkohë që edhe tek porta e hekurit ka pasur dëmtime, aq sa punonjësit e Gardës u detyruan që edhe ta mbulojnë me metal. Burime për tirananews bëjnë me dije se Kuvendi ka bërë gati procedurat për sigurimin e ndërtesës në kompani private.

Fondi limit i vendosur në dispozicion ësthë  800,000.00 Lekë  dhe procedurat mësohet se kanë nisur në 12 janar të këtij viti. Në këtë mënyrë, kryeparlamentari Ruçi ka marrë të fgjitha masat për sigurimin e godinës së Kuvendit, edhe nëse protestat e opozitës  përshkallëzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat