Mbrëmjen e sotme forca të shumta policie kanë zhvilluar kontrolle “blic” në periferi të qytetit të Korçës.
Policia e mbështetur edhe nga Forcat Operacionale kanë kontrolluar imtësisht disa lokale dhe magazine në zonën e Fajancës, por edhe disa pika lavazhes.
Pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe individë që u gjendën pranë këtyre objekteve.
Policia nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me operacionin, ndërsa vijon puna intensive e efektivëve të policisë së qytetit juglindor.