Opozita në protestë/ Basha ikën në Gjermani

Shqipëria

Opozita në protestë/ Basha ikën në Gjermani

Më: 3 prill 2019 Në ora: 08:50
Lulzim Basha

Sot opozita do të protestojë sërish përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e qeverisë, ndërkohë që deputetët e shumicës do të zhvillojnë seancën e radhës plenare.

Peshën kryesore në protestën e sotme do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së, pasi kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë për shkak të angazhimeve jashtë vendit.

Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.

Ndërkohë, policia ka hartuar një plan të detajuar masash, për të mos lejuar përplasjen e protestuesve me deputetët e shumicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat