Opozita mbyll protestën në Tiranë

Shqipëria

Opozita mbyll protestën në Tiranë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:00

(E plotësuar) - Opozita e bashkuar shqiptare ka mbyllur një tjetër protestë ku kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në mungesë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte nënkryetari i kësaj force politike, Edi Paloka ai që mbylli protestën.

Paloka tha se protesta u udhëhoq nga studentët, ndërsa tha se kryeministri Edi Rama nuk duhet të bazohet tek numri i protestuesve të opozitës dhe krahasimi me mbështetësit e kryeministrit gjatë turit “bashkia që duam”.

“Ne mund të jemi një ditë më pak, e një ditë më shumë” – tha Paloka.

Por ajo që nuk ndalet sipas tij është urrejtja e madhe e shqiptarëve kundër kryeministrit. “Rama ik, Rama shporru, shqiptarët nuk të duan më”, tha Paloka, raporton Top Channel.

“Shumë shpejt do ta shihni se si do të marrë vrapin dhe nuk do të dijë ku të ndalet nga udhëheqja qytetare”, tha Paloka.

Protesta LIVE/ Protestuesit i vënë flakën piramidës së krimit

Të rinjtë e forumeve rinore të PD-LSI i kanë vënë flakën një piramide kartoni ne shenjë simbolike për të treguar se sistemi kriminal qeverisës që ka ndërtuar kryeministri Edi Rama ka rënë.

Poshtë piramidës në shesh ata kishin shkruar "Rama ik" dhe kishin vendosur dhe foton e tij.

***

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u është bashkuar protestuesve që ndodhen para parlamentit.

Image

Kujtojmë se grumbullimi i protestuesve të opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë ka shënuar dhe incidente, teksa dhjetëra prej tyre janë përplasur me forcat policore te Pedonalja.

***

Grumbullimi i protestuesve të opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë ka shënuar incidentin e parë të ditës së sotme, teksa dhjetëra prej tyre janë përplasur me forcat policore te Pedonalja.

Nga vendngjarja raportohet se policia ka krijuar një kordon për të mos lejuar hyrjen e protestuesve në zonën përreth Parlamentit, ku pak më vonë do të mbahet edhe seanca plenare.

Janë vetëm pak njerëz që janë përplasur me forcat e rendit, të cilët edhe janë shoqëruar prej tyre.

Ndërkohë, në Kuvend pritet të betohen edhe 3 deputetë të rinj nga radhët e opozitës.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat